Lajme

Nisin hetimet për zyrtarin e Gjilanit që keqpërdori detyrën

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 23 March 2018

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër S.K. nga komuna e Gjilanit, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar”.

Prokuroria ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pasi që gjatë viteve, 2016-2017, i pandehuri S.K, si person zyrtar në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe kompanitë “Eco Higjena” SHPK nga Gjilani, dhe kompanisë “El-Bau” SHPK , nga Gjilani, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke i favorizuar kompanitë me çmime më të larta, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

I pandehuri S.K. me këto veprime ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera