Nisin hetimet për rastin e dhunimit seksual të gruas nga Prizreni
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 June 2019
Mbrëmjen e së martës policia në Prizren ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka shfrytëzuar gjendjen mentale të një gruaje duke kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ndërkaq, në policinë e Prizrenit thonë se viktima i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe sipas raportit në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune të dukshme
Një grua e moshës 32-vjeçare po dyshohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga një burrë i moshës 52-vjeçar në Prizren. I dyshuari është arrestuar të martën dhe është dërguar në mbajtje.
Zëdhënësi për komunikim në Policinë e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë për Gazetën Express se viktima e rastit fillimisht i është nënshtruar kontrollit mjekësor, ku, sipas raportit , në trupin e viktimës gjatë kontrollimit të jashtëm nuk janë vërejtur shenja dhune të dukshme.
“Me urdhëresë të shkruar nga PTH Prizren viktima sot është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML Prishtinë për të konstatuar ekzistimin e elementeve të dhunës seksuale apo dhunës të formave tjera tek viktima”, ka thënë Osmanollaj.
Po ashtu, viktima dyshohet të ketë aftësi të zvogëluara mendore, dhe e njëjta nuk është intervistuar nga policia deri sa të konstatohet gjendja e saj emocionale dhe psikike.
“Bazuar në informatat preliminare të siguruara , dyshohet se viktima mund të këtë aftësi të zvogëluara mendore dhe e njëjta me kërkesë te Prokurorit të shtetit ende nuk është intervistuar nga PK-ja pasi që është kërkuar fillimisht të konstatohet gjendja e saj emocionale/psikike nga personeli adekuat në këtë fushë (psikolog-psikiatër)”, ka thënë Osmanollaj.
Ndërkaq Osmanollaj ka thënë se sipas informatave preliminare të policisë edhe i dyshuari i këtij rasti mund të ketë pengesa në zhvillim mendor, gjë që mbetet të konstatohet nga personeli adekuat mjekësor.
“Prokurori përgjegjës i rastit ka kërkuar që rasti në këtë faze të hetimit të klasifikohet si VP Dhunim deri në konstatim të gjendjes tjetër faktike –pas ndërmarrjes se veprimeve të lartcekura hetimore”, ka theksuar Osmanollaj.
Të tjera
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...