Nisin hetimet për menaxhimin e mbeturinave me përbërje azbesti
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 19 January 2018
Avokati i Popullit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar hetimet Ex Officio (sipas detyrës zyrtare), lidhur me ndotjen e mjedisit nga materialet dhe mbeturinat e patrajtuara me përbërje të asbestit.
“Depërtimi i lehtë i fibrave të asbestit në organizimin e njeriut nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe kontaminimi që këto fibra krijojnë në organizimin e njeriut, duke shkaktuar një varg sëmundjesh kancerogjene dhe të organeve të frymëmarrjes, e bën jashtëzakonisht shqetësues rrezikun e vazhdueshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut nga materialet me përbërje asbesti”, thuhet në komunikatë.
Theksohet se standardet ndërkombëtare, ashtu si edhe Ligji Nr. 04/L-060 për Mbeturina, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2015, për Menaxhimin e Mbeturinave që Përmbajnë Asbest, me qëllim të parandalimit të lirimit të fibrave të asbestit, në ajër dhe ujë, përcaktojnë masa, teknika dhe standarde për trajtimin dhe deponimin e produkteve me asbest.
“Megjithatë, pavarësisht ndikimit në mjedis, në tërë territorin e vendit mund të vërehen mbeturina të asbestit, të pa trajtuara dhe të paambalazhuara. Për më tepër vërehet edhe mungesa e informimit të publikut lidhur me rrezikun e këtij produkti, si dhe mënyrat e trajtimit të mbeturinave nga asbesti, si obligim pozitiv i shtetit dhe parim themelor për rspektimin e së drejtës për mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...