Lajme

Nisin hetimet për djegien billboardit “Liria ka emër”

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 17 November 2020

Djegia e billboardit “Liria ka emër” në Graçanicë shkaktoi reagim në vend.

Tabela reklamuese e platformës që është në mbrojtje të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që vë në pah krimet serbe është dëmtuar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës deklaroi se djegia dyshohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast.

-Advertisement-

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese (Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Liria Ka Emër është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera