Nisin hetimet ndaj Shërbimit Sekret pas tentim atentạtit ndaj Trumpit
Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 17 July 2024
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit amerikan për Siguri të Brendshme tha se ka nisur një hetim për të kuptuar se si e ka menaxhuar Shërbimi Sekret sigurinë për ish-presidentin Donald Trump, në ditën kur një sulmues i armatosur tentoi ta vriste gjatë një tubimi në Pensilvani.
Përmes një njoftimi të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e Inspektorit të Përgjithshëm, agjencia tha se objektivi i hetimit është “vlerësimi i procesit të Shërbimit Sekret për sigurinë në tubimin e ish-presidentit Trump më 13 korrik 2024”.
Në njoftim nuk u bë i ditur se kur ka nisur hetimi.
Presidenti amerikan, Joe Biden, veçse ka urdhëruar një shqyrtim të pavarur të sigurisë në mitingun zgjedhor.
Të shtënat ngritën pikëpyetje se si sulmuesi mundi të hipte në çatinë afër vendit ku po mbahej mitingu dhe të qëllonte drejt ish-presidentit, i cili u plagos lehtë.
Sulmuesi 20-vjeçar, Thomas Matthew Crooks, arriti t’i afrohej 135 metra nga skena ku ish-presidenti republikan po fliste dhe më pas hapi zjarr.
Trump, që u godit në veshin e djathtë, u largua me shpejtësi nga skena nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe agjentët qëlluan për vdekje sulmuesin. Si pasojë e të shtënave u vra një person që ishte në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kim Cheatle, tha se agjencia e kupton rëndësinë e rishikimit të urdhëruar nga Bideni dhe do të marrë pjesë në të. Ajo tha se agjencia po punon për të kuptuar se si ndodhën të shtënat dhe a mund të bëhet diçka që gjëra të tilla të mos përsëriten.
Shërbimi Sekret ka afër 7.800 anëtarë që janë përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve, nënpresidentëve, familjarëve të tyre, ish-presidentëve, familjarë të tyre dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit amerikan. /REL
Të tjera
-
Nesër në Kosovë vjen një ndihmëssekretari i NATO’s, Kurti lajmëron për vizita të reja në vend
Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë tha se Zyra e tij në pak...
-
Kurti: Në SHBA kërkova që Perëndimi të bëjë më shumë trysni për t’i vënë para drejtësisë sṳlmuesit e Banjskës
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e përmendi sulmin e...
-
S’respektuan rregullat në trafik, policia brenda një dite shqiptoi 2450 gjoba
Policia e Kosovës përgjatë 24 orëshit ka shqiptuar 2450 gjoba ndaj qytetarëve...
-
Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, u miratua projektligji për Sigurimin e D...
-
Qeveria miraton propozimin e ri: Paga minimale rritet në 350 euro bruto
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin që niveli i ri ...
-
“Cjapi i bronztë” në pullën postare të Kosovës
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim pos...
-
Kurti: Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor, procesi i transferimit të mjeteve për libra vijon
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjithçka është gati për fillimin e m...
-
Kurti i kthehet Urës së Ibrit, flet për rregullim të pamjes dhe pastrime afër saj, s’jep ndonjë afat
Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitat që pati në zyrën e tij në këto ...
-
Qeveria sot shqyrton propozimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 218 të Qeverisë së Kosovës...
-
Mërgimtarët po presin gati një orë te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, kolona 500 metra
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet ...
-
Gjendet pa shenja jete në hyrje të shtëpisë së tij një burrë në Mitrovicë të Veriut
Të martën një person në Mitrovicë të Veriut është gjetur pa shenja jete në hy...
-
Një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme, Sveçla nënshkruan Udhëzim për trajnimin e minatorëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nëshkruar Udhëzimin Admin...