Lajme

Nisin ditët e flourizmit dhe vulosjes së fisurave të dhëmbëve tek fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 21 August 2019

Prej sot e deri më 30 Gusht do të mbahen ditët e flourizmit dhe vulosjes se fisurave të dhëmbëve tek fëmijët.

Kështu, prindërit janë ftuar që t’i dërgojnë fëmijët në Poliklinikën Stomatologjike në Prishtinë prej orës 7:30 deri në ora 13:30.

Bazë e mjekësisë primare është preventiva. Fluorizimi dhe vulosja e fisurave të dhëmbëve janë procedura të shkurtra, të shpejta dhe pa dhimbje që kanë rëndësi në mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi.

-Advertisement-

Fluorizimi ështe një nga mënyrat më të mira për të forcuar zmaltin e dhëmbit dhe i bën dhëmbët më rëzistent nga acidet që gjenden në zgavrën e gojës.

Vulosja e fisurave është trajtim, ku bëhet vendosja e një materiali të veçantë në fisurat (thellimet) dhe gropëzat e sipërfaqes përtypëse të paradhëmballëve dhe dhëmballëve duke parandaluar në këtë mënyrë prekjen e tyre nga kariesi pa pasur nevojë të bëhet largimi i sipërfaqes se smaltit – pra në tërësi ruhet integriteti anatomik i dhëmbit. Vulosja si procedurë praktikisht realizohet shumë thjeshtë dhe tërësisht pa dhimbje çka fëmija e pranon shumë lehtë.

Sot për vulosje mund të përdoren edhe materiale të cilat lidhen kimikisht me dhëmbin dhe lirojnë fluor(glass-ionommer cementet).

Fluori ndihmon në kthimin e mineraleve (remineralizim), kështu i kontribuon fortësimit të dhëmbit. Këtu bëhet fjalë për sasi shumë të vogla të fluorit të cilat veprojnë vetëm lokalisht në dhëmbë, pa veprim të dëmshëm për organizmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera