Rozë

Nisin debatet e para në “Big Brother Vip” për shkak të Fifit?

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 06 October 2021

Fifi tashmë është konkurrentja më e përfolur e Big Brother.

“BBV” ka filluar natën e mbrëmshme, ku u prezantuan 12 personazhet e të famshmëve të cilët po bëjnë pjesë këtë edicion.

-Advertisement-

Ndër ta është edhe këngëtarja nga Kosova Filloreta Raçi e njohur si Fifi për publikun, e cila pëlqehet nga publiku i gjerë shqiptar.

Pasi të gjithë konkurrentët sot u zgjuan nga gjumi i natës së parë në shtëpinë luksoze, ata filluan t’i ndajnë punët e shtëpisë dhe si duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fifit.

Ajo shtroi disa pyetje në lidhje me këtë të cilat nuk u pritën aq mirë nga aktorja Monika Lubonja e cila me gjeste të eksagjëruara i shpjegonte këngëtares detyrat e secilit./Lajmi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera