Nisin aplikimet për “Green Card”: Këto janë dy kushtet kryesore që duhet t’i plotësoni
Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 06 October 2021
Duke filluar nga sot kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023, e njohur si “Green Card”.
Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.
Të gjithë qytetarët që synojnë ta ndjekin “ëndrrën amerikane” mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.
“Regjistrimi elektronik për Lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00 dhe do të mbyllet të martën më 9 nëntor 2021 në mesditë 12:00”, njofton Ambasada, përcjell Telegrafi.
Janë gati pesë javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Sipas njoftimit, për këtë periudhë do të jenë në dispozicion 50 mijë viza DV dhe se regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.
Në udhëzimet rreth programit, thuhet se, individët e lindur në vendin që është i kualifikuar për të aplikuar në program, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Gjithashtu, çdo aplikues duhet të ketë arsimin e duhur dhe përvojë pune prej së paku dy vjet. Udhëzimi tërheq vërejtjen se të mos aplikohet në qoftë se nuk i plotësoni këto dy kushte.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2023 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në www.dvlottery.state.gov, duke nisur në mesditë, e mërkurë, 6 tetor 2021, deri në mesditë, e martë, 09 nëntor 2021. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit”, thuhet në udhëzim.
Duke filluar nga 8 maji 2022, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2023 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të Lotarisë.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.
Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































