Nishani tregon rrezikun që i kanoset vendit
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 20 August 2017
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar çështjen e kërkesës së bërë nga disa autoritete holandeze për vendosjen e regjimit të vizave. Në një analizë të tij, Nishani thotë se edhe pse ky nuk është një vendim përfundimtar, Shqipërisë i kanosen 2 rreziqe.
“E para, kërkesa është zyrtare nga agjensitë që janë të ngarkuara me cështjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit. E thënë ndryshe politika dhe institucionet shtetërore vendimarrëse do ta kenë shumë të vështirë të mos i përgjigjen kërkesës së këtyre agjensive e nga ana tjetër tu kërkojnë atyre garantimin maksimal të sigurisë dhe rendit për qytetarët e tyre. Përkundër, politikanët vendimarrës do dilnin përgjegjës direk përball qytetarëve që do të votojnë për ta.
E dyta, që nga dhjetori i vitit 2016, Këshilli i Ministrave të BE ka miratuar tashmë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet jo anëtare ku cdo vend antar mund ta aktivizoj atë” – shkruan Nishani në analizën e tij.
Për këtë situatë, Nishani bën përgjegjëse qeverinë shqiptare.
“Shqipëria mbërriti në këtë derexhe nga një situatë krejt normale në 2007 – 2013 në “macen e zezë” për sigurinë e qytetarëvë evropian në 2015 – 2017 me një papërgjegjshmëri in-extremis dhe përmes një qetësie olimpike të aktorëve përgjegjës duke menduar se duke i vënë në gjumin e hashishit shqiptarët nuk do ndihej askush tjetër. Por ja që qeveritë dhe institucionet e vendeve antare evropiane kane filluar të shohin rrezikun dhe kërcënimin e dëmit që po ju bëhet qytetarëve të tyre nga lëvizja masive nga Shqipëria dhe kryesisht strukturimi mafioz i grupimeve dhe rrjetit të trafikimit të drogave”– thotë Nishani ndër të tjera.
“Ky rrezik në analizën e riskut që ata bëjnë konkludon shumë i lartë kur tashmë nuk mund të fshihet më roli kyç i grupeve kriminale mafioze në netëorkun politik, proceset elektorale dhe për efekt në kontrollin territorial dhe institucional te shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër humbja përditë e më shumë e sensit të stabiliteti dhe mundësive të jetës në Shqipëri.
Burokratët e disa prej institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri e kanë neglizhuar tërësisht këtë risk, e kanë fshehur këtë realitet shqiptar, kanë bllokuar cdo analizë dhe informacion për autoritetet e tyre përgjegjëse. Kjo për arsye të tyre por që shqiptarëve tani po u kushton të pa imagjinueshmen” – thotë ish-kreu i shtetit.
“Në nëntor të vitit 2016 në cilësinë e Kreut të Shtetit thirra mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të reaguar ndaj fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të drogave (kupto aktiviteti i krimit te organizuar agresiv). Vlerësimet e agjensive inteligjente vendase dhe të huaja tregonin se nga shkurt, marsi deri ne shtator, tetor të 2016 paraja e qarkulluar nga trafikimi i droges ishte më e madhe se buxheti vjetor i shtetit !!! Ky shqetësim dhe angazhim institucional u bojkotua, u ironizua, u anatemua dhe u injorua. Mbërritëm ku mbërritëm !” – shton Nishani që bën apel për reagim.
“Shpresa vdes e fundit. Një goditje fatale, në front kombëtar nga Dibra në Tepelen, nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Elbasan e nga Fieri në Tiranë ndaj grupeve te krimit të organizuar tashmë në fashion të plotë mafioz është dhe duhet të jetë hapi i parë publik dhe institucional”.
“Nëse nuk shohim konfiskime të pasurive kriminale duke filluar me të atyre organizatave të përfshira në procesin elektoral për të deformuar ndërgjegjen e qytetarëve, nëse nuk shohim procese ligjore të vërteta dhe transparente të hetimit dhe gjykimit të ashtuquajturve politikan që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë, nëse nuk shohim pastrim të Parlamentit nga kriminelët ordiner por me shumë para (droge dhe prostitucioni kuptohet), Nëse nuk shohim…. (ka shumë syresh), do ta harrojmë shumë shpejt ta shohim Evropën live, (fëmijët, nipërit e mbesat emigrant, spitalet për kurim, shkollat për arsimim, tregjet për bisnes etj). Po, do ta shohim përmes BBC dhe Euronews !” – e mbyll Nishani.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...