Nishani shtroi darkë Iftari me rastin e Muajit të Ramazanit
Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 08 Qershor 2017
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani shtruan një darkë iftari në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tyre në këtë darkë Iftari, Presidenti Nishani u uroi nga zemra besimtarëve shqiptarë kudo ku janë në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit, një agjërim sa më të lehtë, që kjo periudhë, kjo sakrificë e përkushtim t’u kthehet në mirësi, në forcë e në kthjelltësi të mendjes e të shpirtit, në respekt për të afërmit, për komunitetin, për vendin tonë si dhe për të gjithë popullin shqiptar, tha ai.
“Nga pozicioni i Kryetarit të Shtetit është kënaqësi në këtë darkë Iftari të shpreh respektin maksimal personal dhe atë institucional për të gjithë anëtarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe besimtarët për gjithçka kanë bërë në interesin e familjeve të tyre, të vendit, të kombit tonë”, u shpreh Nishani.
Kreu i Shtetit vlerësoi personalisht dhe institucionalisht sakrificat që besimtarët myslimanë shqiptarë bëjnë gjatë ditëve të shenjta të Ramazanit, duke nënvizuar se ky akt demonstron në mënyrën më të drejtëpërdrejtë e njerëzore, së pari dimensionin e sakrificës, të forcës përmes sakrificës, dimensionin e disiplinës përmes përkushtimit, dhe përmes përkushtimit atë të përuljes e të respektit.
“Të gjitha këto bashkë jam i bindur se besimtarët myslimanë i tregojnë e i përcjellin si vlera të besimit te i Plotfuqishmi, te mirësia, te vlerat dhe parimet më të mira njerëzore dhe emancipuese që duhet t’i përçoni gjatë gjithë jetës për të kontribuar e dëshmuar se i zotëroni dhe i rrezatoni këto vlera e parime dhe i mbartni ato me dinjitet në shoqëri tonë”, theksoi Kreu i shtetit.
Me tej gjatë fjalës së Tij, ai çmoi lart kontributetet historike të Komunitetit Mysliman Shqiptar e të udhëheqësve të tij fetarë e shpirtërorë si atdhetarë e patriotë, si përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve që kanë mbajtur gjithmonë gjallë duke evidentuar harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.
Të pranishëm në këtë Iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, drejtues e besimtarë të shumtë myslimanë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet Loreta Aliko, teologë, krerë e përfaqësues të bashkësive fetare shqiptare, etj.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































