Lajme

Nishani mori pjesë në ceremoninë e nderimit të ish-kancelarit Kohl

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 July 2017

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë e nderimit kushtuar ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, që u zhvillua sot në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Me këtë rast Nishani shprehu keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të kancelarit Kohl dhe duke u lutur për prehjen e tij në paqe, duke iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, edhe në emër të popullit shqiptar, familjarëve dhe autoriteteve më të larta gjermane të pranishme.

Presidenti shqiptar vlerësoi rolin, kontributin dhe vizionin largpamës të ish-kancelarit Kohl për bashkimin e Gjermanisë dhe të Evropës, si dhe mbështetjen e fortë që u dha shqiptarëve për t’u shkëputur nga diktatura komuniste e për të hedhur hapat e para të demokracisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera