Lajme

Nishani, kritika qeverisë Rama për heshtjen ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 August 2018

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, përballë paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.

Nishani, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Postimi i plotë i Nishanit:

-Advertisement-

A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për t’i dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni8

‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera