Fokus

Nishani: Kosova së shpejti në NATO!

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 14 December 2018

Edhe ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka uruar Kosovën për krijimin e ushtrisë së saj.

Nishani përmes një postimi në Facebook është shprehur se ky është edhe një kontribut për paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon, shkruan Gazeta inFokus.

“Urime Kosovë për themelimin e Forcave të Armatosura.  Një kontribut i shtuar dhe i madh për të forcuar më shumë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Rajonin tonë të përbashkët” shkruan Nishani.

-Advertisement-

Ish-Presidenti shqiptar gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij që Kosova të jetë pjesë e trupave paqeruajtëse të NATO-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera