Lajme

Nisen trupat e pajetë të viktimave të aksidentit nga Kroacia

Autori: Islam Morina 20:51 | 27 July 2021

Mëngjesin e së dielës mbarë kombi shqiptarë është tronditur nga lajmet që vinin nga Kroacia mike, për aksidentin e ndodhur në afërsi të Slavonski Brodit, ku gjetën vdekjen 10 kosovarë që po ktheheshin nga mërgimi në vendlindje, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka siguruar pamjet nga momenti kur trupat e pajetë, nga morgu i spitalit janë nisur drejtë Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve autoritetet kroate dëshmuan se janë vërtetë miq të Kosovës dhe popullit kosovar, duke angazhuar të gjitha mekanizmat në menaxhim të situatës së pa zakontë, që u shkaktua nga aksidenti.

-Advertisement-

Angazhimi i autoriteteve kroate në ndihmë të të plagosurve në këtë aksident, tregon se miqtë janë tejet të çmuar, sidomos në situata tragjedish, kur nevojitet mbështetje si teknike e ashtu edhe morale.

Andaj një miqësi e solidaritet si ky i Kroacisë, meriton falënderimin e secilit nga ne!

Hvala Hrvatskoj što stoji uz narod Kosova u ovom tragičnom trenutku!

Thank you Croatia for standing alongside people of Kosovo in this tragic moment!

Faleminderit Kroaci që po qëndroni përkrah popullit të Kosovës në këtë moment tragjik!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera