Lajme

Nisen për pushime në Shqipëri, vdesin 3 nga 5 anëtarët e familjes

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 07 July 2017

Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet, por një aksident tragjik rrugor i mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të familjes Isufi e cila banonte në Londër.

Shumë familje që jetojnë në mërgim, e presim me padurim kthimin në vendlindje për kalimin e pushimeve të verës, por për familjes Isufi kjo u kthye në tragjedi. Tre nga pesë anëtarët e kësaj familje humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci, gjatë rrugëtimit të tyre nga Londra për Shqipëri.

Siç raportojnë mediat lokale nga Tirana, nga ky aksident fatal kanë humbur jetën babai, Erjon Isufi, 37 vjeç,  vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç. Ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë lënduar citon Ora News.

-Advertisement-

Vetura e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014. Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime.

Ata po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me kamionin.

Në veturë, familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident. Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt.

Meri 34 vjeçe, pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, megjithatë thuhet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kjo familje kishte  nënshtetësi britanike.

“Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Foreign Office për mediat britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera