Nisë seanca e Kuvendit të Kosovës, debatohet për situatën e sigurisë dhe punën njëvjeçare të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
12:19 | 11 May 2022
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite janë edhe diskutimet për situatën e sigurisë dhe punën njëvjeçare të Qeverisë së Kosovës ka filluar, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo seancë, ka filluar që nga ora 12:00 dhe në rend të ditës ka edhe këto pika:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022: Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë;
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”;
Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...