Lajme

Nisë Samiti i BE-së në Tiranë, pamje nga ceremonia e pritjes së liderëve

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 06 December 2022

Sot në Tiranë do të mbahet samiti i radhës një ditor i udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synon rigjallërimin e procesit të zgjerimit, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar pamjet e ceremonisë së pritjes së liderëve të Bashkimit Europian.

“Samiti BE – Ballkani Perëndimor. Tiranë – Mbërritja në samit e liderëve të Bashkimit Europian, të cilët e zgjodhën Shqipërinë si një vend me qasje të fortë pro-europiane dhe shembull për rolin që luan si vend ballkanik në politikën ndërkombëtare, për t’u mbledhur për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamje Live nga pritja e liderëve botërorë nga kryeministri shqiptar:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera