Lajme

Nisë grumbullimi për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 January 2022

Ka filluar grumbullimi i njerëzve në sheshin “Zahir Pajaziti”, për protestën kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo protestë është thirrur nga Partia Socialdemokrate e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht.

Gjithashtu, kjo protestë është paraparë të filloj nga ora 14:00.

-Advertisement-

Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të mbajtur të premten, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se protesta e të shtunës(sot) do të jetë paqësore, por tha se do të ketë aksione simbolike para objektit të qeverisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera