Rozë

“Nisa të qaja”, aktorja e famshme rrëfen skenat seksi me Antonio Banderas: Kisha frikë… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 February 2021

Ajo u bë një emër i famshëm pas rolit të saj të shkëlqyeshëm në “Desperado” në ’95. Është fjala për aktoren e famshme të “Hollywood”-it, Salma Hayek.

Kjo e fundit ka pranuar se xhirimet e disa skenave të caktuara ishin më shumë se nervoze, teksa bisedoi me me Dax Shephard dhe Monica Padman në “Armchair Expert”.

“Nisa të qaja”, aktorja e famshme rrëfen skenat seksi me

-Advertisement-

54-vjeçarja ka kujtuar momentin kur ishte aq e tmerruar që do të recitonte një skenë intim seksi me yllin, Antonio Banderas, saqë në një moment gjatë xhirimeve ka nisur të qajë.

Salma ka shtuar se asaj nuk i ishte thënë se do të kishte një skenë të tillë në rolin e saj. “Kur nisëm që të xhironim, nisa të qaja… Nuk e dija se mund ta bëja atë”, tha ajo.

“Nisa të qaja”, aktorja e famshme rrëfen skenat seksi me

“Një nga gjërat që kisha frikë ishte Antonio – ai ishte një zotëri absolut dhe kaq i mirë, dhe ne jemi akoma miq shumë të ngushtë – por ai ishte shumë i lirë. Më trembi kjo gjë, pasi për të kjo skenë nuk ishte asgjë”, shtoi Salma.

“Nisa të qaja”, aktorja e famshme rrëfen skenat seksi me

Aktorja e famshme tregon se kur po realizonte ato skena ka menduar edhe për babain dhe vëllain e saj. “A do e shihnin ata? Për djemtë nuk është njësoj. Babai juaj do thotë me krenari: ‘Ky është djali im!’,”– u shpreh aktorja.

Hayek tregoi se e mori babain dhe vëllain në kinema për të parë filmin, por ata u larguan nga kur filloi skena dhe u rikthyen kur mbaroi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera