Lajme

Nis vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 12 October 2021

Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në seancën e fundit ndaj Mustafës është dëgjuar dëshmitari i tretë.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, dhe përveç Jakup Krasniqit është i akuzuari i vetëm që e cilësoi procesin si padrejtësi në krahasim me mosgjykimin e serbëve që me urdhra shtetërorë kryen krime në Kosovë.

-Advertisement-

Kështu kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera