Lajme

Nis vaksinimi i stafit mjekësor të Obiliqit

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 07 April 2021

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë të komunës së Obiliqit.

Gjatë kësaj vizite, nga drejtoresha e DSHMS-së, Vlora Kabashi dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, u njoftua nga afër për procesin dhe procedurat e vaksinimit, ekipet e QKMF-së po e administrojnë me profesionalizëm, aktualisht në dispozicion QKMF ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, në total 105 profesionistë shëndetësorë.

Gashi ka falënderuar stafin e QKMF-së, për angazhimin,punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës në luftën me pandeminë Covid-19, duke theksuar se: “stafi shëndetësorë janë heronjtë e vërtetë dhe vija e parë në parandalimin e këtij virusi, andaj është shumë e domosdoshme që të jenë të parët  në këtë proces të vaksinimit”, ai po ashtu është shprehur: “uroj dhe shpresojë se me fillimin e vaksinimit do të shënohet fundi i kësaj pandemie, normalisht që dhe unë do të marrë vaksinen atëherë kur do të vije radha, tani është radha e stafit mjekësorë, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera