Lajme

Nis testimin vaksina italiane

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 01 March 2021

Po zhvillohet në Itali faza e parë e eksperimentit të vaksinës italiane Rottapharm Takis. Mediat italiane raportojnë se doza e parë e kësaj vaksine do t’i injektohet një 21-vjeçari, i cili ka dalë vullnetar në spitalin San Gerardo në Monza.

Studimi i fazës së parë të vaksinës është duke u zhvilluar edhe në Spallanzani në Romë, si dhe në Institutin Pascale në Napoli, pas autorizimit të Aifa dhe Komitetit të Etikës Spallanzani.

Ndërkohë, shumë rajone në Itali po ndryshojnë ngjyrën, me Lombardinë, Marche dhe Piemonte në portokalli dhe Basilicata dhe Molise, me të kuqe.

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka paralajmëruar se javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, pasi kurba e infektimit po rritet ndjeshëm.

“Kurba e infektimit po rritet ndjeshëm dhe ne ende duhet të luftojmë. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta: është detyra e politikës dhe institucioneve të thonë të vërtetën. Ne ende do të duhet t’u kërkojmë qytetarëve rigorozitet, respekt, vëmendje ndaj rregullave. Ky virus është tinëzar dhe i ndërlikuar. Ne duhet të ndiejmë sensin e një sfide kolektive”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera