Lajme

Nis takimi Vuçiq-Escobar në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 27 February 2023

Në Bruksel ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq mbërriti në selinë e BE-së me ftesë të Komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell.

Pas takimeve individuale, pason takim i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shefit të  diplomacisë evropiane Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Tanjug.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera