Lajme

Nis takimi i Thaçit me përfaqësuesit e partive politike

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 24 July 2017

Ka nisur tashmë takimi i presidentit me përfaqësuesit e partive politike ku do të diskutohet rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot në një takim përfaqësuesit e partive politike të vendit, për të diskutuar rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë nga koalicioni PAN, derisa nuk janë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit LAN, VV-së dhe Listës Serbe, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Deri tani në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet takimi ka arritur Pal Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.

Takimi është paraparë të nis nga ora 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera