Lajme

Nis takimi ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 19 December 2018

Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet liderëve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Para takimit, Presidenti Hashim Thaçi para mediave tha se shpreson se do të arrihet një pajtueshmëri mes palëve që integrimi i regjionit në BE duhet të përshpejtohet.

Në këtë takim ku po merr pjesë Presidenti Hashim Thaçi, të ftuar janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Maqedonisë. Kurse, deri më tani kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi.

-Advertisement-

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, do të diskutojnë për progresin e bërë gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale politike në rajonin tonë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera