Lajme

Nis takimi ndërmjet Kurtit e Mustafës, mediat nuk lejohen të marrin pamje

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 13 December 2019

Ka filluar në Kuvend të Kosovës takimi në mes të Albin Kurtit, liderit të VV-së, dhe Isa Mustafës, të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si përpjekje për arritje të koalicioni qeverisës.

Mediat nuk janë lejuar që të marrin pamje nga takimi, derisa, për të orëm e takimit nuk kishin lajmëruar nga asnjëra parti zyrtarisht.

Para takimit, ka folur shkurtimisht para mediave kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

-Advertisement-

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa. Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani.

Se do të shihet me Mustafën ka deklaruar sot gjatë ditës edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, pas regjistrimit në Kuvend të Kosovës.

Kurti tha para mediave se për çdo ditë do të ketë takime, mirëpo nuk pranoi të tregonte orën se kur do të shihet me Mustafën, kjo me pretekstin se nuk është lajm se këta dy do të takohen, por arritja e marrëveshjes.

LV-ja dhe LDK-ja janë duke vazhduar diskutimet për arritje të marrëveshjes së koalicionit, mirëpo problem për të përfunduar këtë temë u ka dalë me pozitën e presidentit, post ky i kërkuar nga LDK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera