Lajme

Nis takimi mes Osmanit dhe Escobarit, do te ketë konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 19 October 2022

Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit.

Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera