Lajme

Nis takimi i Lajçakut me palën serbe në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 04 Prill 2024

Në Bruksel ka filluar takimi midis të dërguarit të posaçëm të BE-së , Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviq.

Kjo është hera e katërt brenda pak më shumë se një muaji që në Bruksel zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, për rregulloren e BQK-së në lidhje me heqjen e dinarit nga përdorimi në Kosovë.

Delegacioni i Kosovës në Bruksel udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

-Advertisement-

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kohëve të fundit ka deklaruar se shpreson se mosmarrëveshjet e mbetura do të tejkalohen gjatë bisedimeve të sotme.

Takimi i përbashkët mes palëve pritet të nisë në ora 11:00.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy