Lajme

Nis takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 21 October 2021

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat.

Lajcak ka postuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupet punuese do të takohen rregullisht.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajcak.

-Advertisement-

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Ky vendim u pasua me protesta e ngritje barrikadash në afërsi të dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën një zgjidhje të përkohshme dhe të dyja shtetet më 4 tetor nisën vendosjen e etiketave ngjitëse në simbolet shtetërore në targa.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të formojnë një grup punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera