Nis sot kompeticioni më i ri nga UEFA, ja çfarë duhet të dini për Ligën e Kombeve

Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 06 September 2018
Nis sot Liga e Kombeve, një kompeticion krejtësisht i ri që vë përballë skuadrat europiane në një skemë të krijuar për të shmangur miqësoret e padobishme ku shpesh lojtarët më të mirë i anashkalonin, ose nuk impenjoheshin fare, shkruan GazetaFokus..
Fillimi ndoshta mund të mos duket shumë i mbarë, duke parë që Cristiano Ronaldo “e ka marrë pushim” nga Portugalia, por gjithsesi mënyra e përballjes së skuadrave ofron ndeshje të forta mes të barabartave. Mjafton të kutojmë që nesër luan Gjermania kundër Francës, dy kampionet e fundit të botës, ndërsa të shtunën Anglia pret Spanjën në “Wembley”…
Ndërsa ditën e nesërme Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Azerbajxhanin me fillim nga ora 18:00.
‘Dardanët’ janë pjesë e grupit D, së bashku me Maltën, Ishujt Faror dhe Azerbajxhanin.
Poashtu edhe Kombëtarja e Shqipërisë nesër zhvillon takimin e parë kundër Izraelit me fillim nga ora 20:45.
Por nëse ende nuk e keni shumë të qartë se si funksionon Liga e Kombeve, ju a shpjegojmë më poshtë. Kompeticioni ka një fazë grupesh, një fazë finale dhe një fitues. 55 skuadrat europiane janë ndarë në katër liga: A, B, C dhe D, bazuar në renditjen e tyre në UEFA. Çdo ligë është e ndarë në katër minigrupe.
Të gjitha skuadrat që fitojnë këto minigrupe në Ligën A do të kalojnë në fazën finale të turneut, që do të organizohet në një prej katër shteteve që fitojnë minigrupet. Në qershor 2019 do të luhen edhe dy gjysmëfinalet dhe finalja për të përcaktuar edhe fituesja e parë e Ligës së Kombeve.
Në ligat B dhe C, fitueset ngjiten një ligë më lart, ndërsa skuadrat e vendit të fundit zbresin një ligë më poshtë. Nga ky kompeticion do të ketë 4 skuadra që do të fitojnë të drejtën të luajnë në Europianin e vitit 2020, për t’iu bashkuar 20 skuadrave të tjera që do të kualifikohen me sistemin tradicional të ndeshjeve eliminatore.
Nëse një skuadër kualifikohet përmes Ligës së Kombeve për në Europian, por gjithashtu siguron një vend edhe nëpërmjet fazës tradicionale kualifikuese, duke u renditur në një nga dy vendet e para në grupin e saj, atëherë promovohet skuadra e renditur e dyta në Ligën e Kombeve.
Në total, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të përfitojnë 76 250 000 euro nga fondi i solidaritetit të UEFAs për këtë sezon të parë. Paratë do të ndahen si më poshtë:
1 500 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën A
1 000 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën B
750 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën C
500 000 euro për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën D
Çdo skuadër fituese e grupeve do të dyfishojë këtë shpërblim.
Fituesja e parë e Ligës së Kombeve do të arkëtojë edhe 4 500 000 euro të tjera, skuadra e vendit të dytë 3 500 000 euro, vendi i tretë 2 500 000 euro dhe vendi i katërt 1 500 000 euro.

Të tjera
-
Bajrami pasi AKK ia refuzoi ftesën për takim: E dimë sa të pavarur jeni, s’mund t’i ikni përgjegjsisë që ju jep Ligji
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një r...
-
Iu vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur të vazhdojë paraburgimin edhe për ng...
-
PD, kërkesë KQZ-së: Pa auditim, mos i certifikoni votat nga diaspora
Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni i Zgjedhjeve në Shqipë...
-
Zelensky: Rusia po përpiqet të blejë kohë – duhet të përballet me më shumë sanksione
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqen të blej...
-
Detaje të reja rreth tragjedisë së Ilaria Sulës, i dyshuari për vra*jen e shqiptares ndërmerr një veprim të papritur
Sot, më 20 maj, kur do të kishte festuar ditëlindjen e saj, Ilaria Sula është...
-
DKA-ja shpreh ngushëllime për nxënësen që humbi jetën pas aksidentit fatal në Fushë-Kosovë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës, ku...
-
Gjermania: Ekziston një gatishmëri e madhe në SHBA për sanksione shtesë ndaj Rusisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul ka thënë se ekzis...
-
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili bëri betimin për një mandat t...
-
Britania i pezullon bisedimet tregtare me Izraelin për shkak të ofensivës së re në Gazë
Britania e Madhe i ka pezulluar të martën bisedimet për tregti të lirë me Izr...
-
BE-ja po përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se p...
-
Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit
Një foshnje u gjet pa shenja jete një ditë më parë në afërsi të një deponie m...
-
Hamiti për Vetëvendosjen: Kushtetutën e kanë shkelur më shpesh se të gjitha qeveritë e mëhershme bashkë
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar për situatën e bllokimit të Kuve...