Rozë

Nis sonte Eurovisioni, Shqipëria të vështirë finalen (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 09 May 2017

Një nga eventet më të shikuara në Evropë, do të nis sonte edicionin e 62’të.

Festivali evropian i këngës “Eurovision Song Contest”, sonte starton me natën e parë gjysmë finale në Kiev të Ukrainës.

Në natën ku do të prezentohen këngët nga 18 shtete, vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finalen e 13 majit.

-Advertisement-

Shqipëria e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja kosovare, Lindita Halimi do ta ketë mjaft të vështirë që me këngën “Ëorld” të kalojë në finale, shkruan Magazina.al

Sipas sondazheve dhe basteve, nëga shtetet më favorite nga nata e parë, janë Suedia, Belgjika, Portugalia, Azerbejxhani, ndërsa Shqipëria bën pjesë vetëm pas 10’shes finaliste.

Gjithsesi, pritet të shihet sonte se si do ta votoj publiku këngën shqiptare, pasi mbrëm në provat gjenerale juria e cila përbën 50% të votimit tashmë ka dhën vlersimin e saj.

Kujtojmë që Eurovisioni do të nis sonte nga ora 21:00 dhe do të transmetohet direkt në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera