Lajme

Nis seanca që synon ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 02 April 2021

Ka filluar seanca e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Edhe pse deputetët e opozitës si PDK, LDK dhe AAK, kanë lëshuar mbledhjen, Komisionit për Legjislacion, po shqyrton propozim-ndryshimi për Ligjin e Zgjedhjeve në këtë seancë, shkruan Indeksonline.

41 deputetët kanë thirrur për për seancën e jashtëzakonshme, ndërsa 91 deputet gjenden në sallë.

Bëjmë të ditur se në këtë komision bëjnë pjesë këta deputet si, Adnan Rrustemi, kryetar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes vetëvendosje, Driton Selmanaj, zëvendëskryetar i parë nga Grupi Parlamentar i LDK-së, Ljubinko Karadžić, zëvendëskryetar i dytë, Grupi Parlamentar nga SL, Artan Abrashi, anëtar nga Grupi Parlamentari Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, anëtar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni anëtar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerta Deliu-Kodra, anëtare nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Hajdar Beqa, anëtar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, dhe Besnik Tahiri anëtar nga Grupi Parlamentar nga AAK.

Të tjera