Lajme

Nis seanca në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët do debatojnë për programin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 September 2021

Prej orës 16:00 ka nisur seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Tashmë deputetët do të debatojnë për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Por që në nisje të seancës kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kërkuar që seanca të ndërpritet, pasi Kryeministri Edi Rama mungon.

Sipas Rushaj, Rama ka shkelur rregulloren e Kuvendit sepse duhet të ishte të dëgjonte diskutimet e opozitës. Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është shprehur se rregullorja nuk e detyron Kryeministrin të jetë në seancë në momentin e diskutimeve për programin qeverisës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera