Lajme

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 22 November 2021


Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët do të trajtojnë 19 pika të rendit të ditës, të mbetura nga seanca e kaluar.

Deputetët do të shqyrtojnë disa raporte vjetore të agjencive të pavarura, si dhe do të bëjnë emërimin e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Në seancën e sotme, do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera