Lajme

Nis rrënimi i vilave pa leje në Batllavë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 24 November 2022

Në Batllavë ka nisur rrënimi i vilave që janë ndërtime pa leje.

Lajmin e ka konfirmuar Fatri Zhitia, zëdhënës në Komunën e Podujevës.

Ai tha se rrënimi i vilave pa leje ka nisur sot në mëngjes dhe pritet të rrënohen pesë vila

“Ka fillu sot në mëngjes aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila me u rrënu. Ditën e hënë ka pas me u zhvillu ky aksion , policia ka kërku me u shty për sot për shkak të zhvillimeve”, tha Zhitia për Express.

Etiketa:

Të tjera