Lajme

Nis riparimi i Bllokut B2, eksperti gjerman do të paguhet mbi 248 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 27 December 2021

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka filluar riparimi i Bllokut B2 bashkë me ekspertin gjerman që ka arritur dje në Kosovë.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”. tha në fund të vizitës z.Krasniqi.

Ndërsa eksperti gjerman që do ta monitrojë procesin e sanimit të problemit do të paguhet rreth 12 mijë euro në ditë, e në total KEK-ut kjo kontratë do t’i kushtojë mbi 248 mijë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera