Lajme

Nis restaurimi i qendrës historike të Vlorës

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 08 October 2017
Pas Lungomares projekti i “Rilindjes Urbane” i qeverisë do të zhvendoset në qendrën historike të qytetit të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e kantierit të këtyre punimeve, një investim mes qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Fondim Shqiptaro-Amerikan.

Në fjalën e rastit, shefi i qeverisë tha se ky projket do të shndërrojë zonën historike të Vlorës dhe do të jetë një impuls i shtuar jo vetëm për turistët, por edhe banorët në këtë zonë.

“Një zonë e cila mban shumë histori, por tërësisht e fshehur pas rrënojave dhe harresës shumëvjeçare. Ne besojmë fort që këtu ka një potencial të jashtëzakonshëm për një tjetër impuls të rëndësishëm, jo vetëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura, por edhe për një impuls të jashtëzakonshëm të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit, në funksion të atij transformimi që ne kemi nisur dhe që do ta vazhdojmë me këmbëngulje, të Vlorës, nga një qytet i rënë pre e një inercie zhvillimi pa kokë e pa këmbë, në një pikë referimi për Shqipërinë që duam”, deklaroi kryeministri Rama.

-Advertisement-

Projekti përfshin restaurimin e Shtëpisë së Marigosë, restaurimin e Xhamisë së Tabakëve, Rrugën e Hebrenjëve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.

Realizimi i projektet është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan dhe 7 milionë euro nga qeveria. /TopChannel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera