Lajme

Nis punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 13 August 2018

Zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.

Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të ANP “Adem Jashari”.

“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës. Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës [email protected].”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

-Advertisement-

Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera