Lajme

Nis protesta e dytë në Prishtinë për rastin e 11-vjeçares (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 05 September 2022

Ka nisur protesta e dytë në Prishtinë e organizuar për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.

“Gra armatosuni”, “Shteti fajtor”,“Dorëheqje prokurori”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar.

“Shteti i ka duart me gjakun  e grave”, “policia i ka duart me gjakun e grave”, “shkarkoni policë patriarkalë”, “Poshtë institucionet patriarkale”, ishin disa nga brohoritjet e protestuesve.

-Advertisement-

Kujtojmë se 11-vjecarja dyshohet se u dhunua para disa ditësh nga pesë persona, derisa para disa muajsh thuhet se ishte trafikuar e dhunuar edhe nga gjashtë të tjerë.

Kjo është protesta e dytë e organizuar në Prishtinë për këtë rast, pas asaj të 31 gushtit.

 <a

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera