Lajme

Nis ofensiva kundër ISIS-it në njërin prej qyteteve të fundit të kontrolluara nga grupi militant

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 20 August 2017

Forcat tokësore të Irakut e kanë nisur sot një operacion për ta rimarrë kontrollin në qytetin Tal Afar, i cili është njëri prej qyteteve të fundit në Irak që kontrollohet nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS), njoftojnë zyrtarët.

Në një fjalim që u transmetua në televizion, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, njoftoi për nisjes e ofensivës gjatë natës kundër xhihadistëve, transmeton Express.

Ai ka thënë se xhihadistët kanë mundësinë të dorëzohen apo vdesin.

-Advertisement-

Tal Afar, i cili është qytet me popullatë kryesisht myslimane shiite, u mor nga ISIS-i në vitin 2014.

Ky qytet ndodhet në një rrugë të madhe mes Mosulit dhe kufirit sirian, që dikur ishte rrugë e rëndësishme për furnizim për grupin xhihadist.

Aeroplanët luftarakë të Irakut i bombarduan pozicionet e ISIS-it në qytet për disa ditë, në përgatitje për ofensivën tokësore.

“I them ISIS-it se nuk ka zgjidhje tjetër pos dorëzimit apo vdekjes,” ka thënë ai.

Ai e përfundoi fjalimin duke iu adresuar trupave irakiane: “E tërë bota është me ju.” /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera