Lajme

Nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 26 October 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), ka filluar numri i votave me kusht dhe të atyre të personave me aftësi te kufizuara.

Zëdhënësi i Komision it Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media ka konfirmuar se numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482 vota.

“Gjatë ditës së sotme në QNR do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta. Numri i fletëvotimeve që do të numërohen është 15.482”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më tutje, Elezi tha se në rast që përfundon numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta gjatë ditës së sotme, nesër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Mundet që gjatë ditës së mërkurë me datë 27 tetor të shpallet rezultati përfundimtar të zgjedhjeve të rangut të parë, për kryetar të komunave”, ka thënë ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera