Lajme

Nis në “Air Albania” Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 December 2021

Pas tre muajsh me “Foltoren”, rreth orës 11:20 në praninë e 4.920 delegatëve të mbledhur nga Sali Berisha në “Air Albania”, Kuvendi Kombëtar ka filluar zyrtarisht punimet.

“Asgjë nuk pengon djem dhe vajza burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin PD-së dhe pluralizmit të demokracisë shqiptare”.
Kjo ishte deklarata e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo u nis në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij.

Berisha këtë ditë e quajti si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e lirisë së një kombi.

-Advertisement-

“Kjo shënon triumfin e një revolucioni paqësor në momentet më dramatike të vendit”, u shpreh Berisha.

Këtë ngjarje ai e quajti si mesazhin, “më të bukur, më të madh, më të fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve kudo që gjenden, si dhe miqve tanë konservatorë në Evropë”./ TCh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera