UP nis marrjen e titujve të rrejshëm, pritet të zgjerohet lista (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 27 May 2017
Të paktën një doktoranti do t’i merret grada më e lartë shkencore e fituar në Fakultetit Ekonomik. Kjo është bërë e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e Senatit të UP’së që mbahet të mërkurën. Javëve në vazhdim pritet të zgjerohet lista edhe më plagjiatorë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe udhëheqës fakultetesh.
Husnija Bibuljicen, deri të mekurën, mund ta thërrisni ‘Dr. Shkence”. Prej 31 majit, asaj pritet t’i merret ky titull i fituar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Kjo është bërë e ditur në rendin e ditës i hartuar nga Rektori Marjan Dema, i cili ka paraparë të nxjerrë në Senat votimin për marrjen e titullit më të lartë shkencor, kësaj kandidateje. Nuk është sqaruar se pse po ndodhë një gjë e tillë.
Zyrtarë të Rektoratit kanë thënë se ka probleme të mëdha në punimin e kandidates Bubulica dhe të gjitha detajet do të nxjerrën para senatorëve, të cilët janë përgjegjës për marrjen e titujve të fituar në UP në mënyrë të kundërligjshme.
Sidoqoftë, zyrtarë të Rektoratit kanë thënë se ky është vetëm një rast, pasi javëve dhe muajve të ardhshëm do të merren vendime edhe më të rënda, për ata që kanë bërë plagjiatura, në mesin e të cilëve ka edhe udhëheqës të Fakulteteve.
“Disa raste të plagjiaturave të doktoratave i kemi të dokumentuara. Vetëm pritet të merret vendimi dhe t’iu revokohen titujt”, ka thënë ai.
Universiteti i Prishtinës kishte nisur para tetë vitesh një fushatë për nxjerrën e plagjiaturave të atyre që kanë doktoruar qoftë në UP, qoftë në shtete të tjera. Mirëpo, ishte ndërprerë, pasi në këtë skandal ishin përfshirë edhe zyrtarë të Shtetit, të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës.
Bibuljica, aktualisht, mban pozitën e u.d të prodekantit në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.



T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


























