Lajme

Nis keq 2023-ta për pronarin e fabrikës së stiroporit në Ferizaj, kaq vlerësohet të jetë dëmi i shkaktuar nga djegia

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 02 January 2023

Ndërrimi i mot moteve ka nisur ters për pronarin e fabrikës së stiroporit “Al For” në Ferizaj. Atij i është djegur fabrika duke i shkaktuar dëme në vlerë prej 40 mijë eurove.

Nga djegia nuk ka pësuar asnjë person, zjarri është fikur nga zjarrfikësit pas mesnate.

Detaje për rastin ka dhënë policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

-Advertisement-

“Fshati i Vjetër , Ferizaj (EM: 163-903) 01.01.2023 – 00:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë fabrika e stiroporit ,, Al For’’. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendi e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Vlera e demit sillet rreth 40000€, nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera