Lajme

Nis fushata zgjedhore, 19 komunat që do ta definojnë skenën politike

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 13 November 2017

Sot ka nisur zyrtarisht fushata pesëditore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Pika më kulminante pritet të jetë debati i parë mes dy pretendentëve për kryeqytetin Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, ndërsa në ditën e parë e fushatës do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Fushata mbyllet më datën 17, ndërkohë që të dielën më 19 nëntor, kandidatët dhe partitë, përveç se kush do t’i udhëheq 19 komunat që marrin pjesë në balotazh, do ta definojnë edhe fuqinë politike të subjekteve kryesore të skenës politike.

Fushata pesëditore për rrethin e dytë të zgjedhjeve vë partitë politike në aktivitete të shtuara. Fillojnë dy kandidatët për kryeqytet, Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Abrashi i LDK’së nisi ditën e parë të fushatën me prezantimin e programit të tij me komunitetin e biznesit në orën 12 dhe vazhdon në orën 16 me të rinjtë e Prishtinës.

-Advertisement-

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, paralajmëroi aktivitet programor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në mesditë.

Në mbrëmje, Abrashi e Ahmeti do të jenë përballë njëri-tjetrit në studion televizive të Klan Kosovës. Abrashi e ka konfirmuar i pari pjesëmarrjen.

Edhe qendra e dytë në e madhe në vend, Prizreni, ka garë këtë javë.

Kandidati i VV’së, Mytaher Haskuka, hapi fushatën para studentëve të një kolegji privat.

Lëvizja Vetëvendosje, që në rundin e parë nuk fitoi asnjë komunë, forcat e saj i ka do t’i sprovojë në gjashtë komunat ku garon për balotazh.

Lideri i saj formal Visar Ymeri dhe Albin Kurti do të hapin fushatën me kandidatin e tyre, Basri Kodrën, në Kaçanik.

Të dy do të vazhdojnë me tubim edhe në Kamenicë në orën 19 përkrah kandidatit të tyre, Qëndron Kastratit, e më të do të marrë pjesë edhe kryetari i degës së AAK’së, si partner i koalicionit.

Nga ana tjetër edhe LDK’ja që ka më së shumti kanididatë në garë do të hap fushatën e saj edhe në Kamenicë, me kandidatin e saj, kryetarin e deritanishëm, Shaip Surdulli.

Kryeministri Ramush Haradinaj, me partinë e tij, nis fushatën në Suharekë, ku ka zgjedhur të takojë gratë e kësaj komune. Aleanca do të vazhdojë tubimet e saj nëpër fshatrat e Suharekës me kandidatin e saj, Bali Muharremajn, deri në orët e vona të mbrëmjes.

Partia Demokratike e cila në garë për balotazh është në 9 komuna, ka hapur sot fushatën e saj në Klinë, ku pjesëmarrës ishte edhe kreu i saj, Kadri Veseli.

LDK mban tubim zgjedhor në fshatin Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë, ku kandidati për kryetar të Komunës, Xhafer Tahiri, shpalos programin qeverisës.

Këto janë disa prej aktiviteteve që partitë politike do të zhvillojnë sot në ditën e parë të fushatës 5-ditore,

Në zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit për kryetar komunash, Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës  në 9 komuna, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5 komuna, Aleanca Kosova e Re në një komunë, Nisma në një komunë dhe Alternativa në një komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera