Lajme

Nis fushata sensibilizuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 09 August 2017

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, sot kanë marrë pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Hapjen e fushatës e bënë drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së,  Naim Muja, drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, kolonel Rrahman Sylejmani dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, major Fehmi Xhata.

Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Kosovës,  Shqipërisë dhe Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria, me autoritetet relevante dhe me përkrahje nga partnerë të shoqërisë civile, të organizatës Terre Des Homes nga takimet e mbajtura kanë dalë rekomandimet për fushatë të përbashkët sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dedikuar fluksit të turistëve gjatë sezonit veror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera