Lajme

Nis fushata “One Billion Rising”, protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 February 2018

Tashmë sikurse në të gjithë botën, edhe në Kosovë me çdo 14 shkurt, organizohet fushata “One Billion Rising”, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj, që do të thotë një miliard gra.

Në shkurt të vitit 2013, një miliard gra dhe burra në gjithë boten, dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit protestuan për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave përmes fushatës One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë). Edhe Kosova iu bashkëngjit kësaj fushate që nga fillimi.

Këtë vit Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova, në kuadër të fushatës do të organizojnë një marshim, performancë artistike dhe vallëzimin OBR.

-Advertisement-

Të pranishme në këtë organizim janë edhe gratë më të zëshme të kësaj kauze, Igballe Rugova, Eli Krasniqi, Ariana Qosaj, Adelina Berisha, dhe shumë gra dhe vajza të tjera.

Ky aktivitet shënohet në të njëjtën kohë në 100 vende të botës dhe motoja e këtij viti është qohu, bashkohu, rezisto./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera