Lajme

Nis edicioni i 36-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 14 August 2017

Sot bëhet hapja solemne e Seminarit të 36-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, seminar ky që do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.

Sipas profesorit së Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, temat që do t’i trajtojë seminari, do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa thotë se për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.

Ai ka bërë të ditur se sesioni i kulturologjisë është themeluar vonë, para tri vjetësh, dhe se ka rënie të numrit të të interesuarve.  Sipas tij, seminari do të fillojë nesër dhe do të zgjas deri më 25 gusht.Hapja solemne e Seminarit XXXVI, do të bëhet sot, më 14 gusht 2017, në orën 11:00, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë nga 14 – 25 gusht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera