Lajme

Nis aftësimi i stafit në Klinikën e Syve

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 January 2018

Sot për herë të parë në Klinikën e Syve në QKUK, do të kryhen dy operacionet e para në kirurgjinë vitreoretinale.

Operacionet do t’i kryej dr. Xhevat Lumi, i cili punon dhe vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Lubjanës.

Sipas njoftimit të QKUK-së, këto operacione do të kryhen në kuadër të projektit të përbashkët menaxhementit të SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të zvogëluar referimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore, e po ashtu për të filluar projektin e aftësimit të stafit të Klinikës së Syve në kuadër të këtij projekti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera