“Nipi i pushtetit” që nuk foli 50 vite me dajën Besnik Bislimi, ia mësynë edhe Kosst-it
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 29 November 2024
Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai kishte 50 vite që se kishte parë asesi të rehatohet në institucionet publike.
Gëzim Tosunin lirisht mund ta quajmë edhe “nipin e pushtetit” pasi për katër vite mandat, qeveria Kurti u mundua ta rehatojë në disa pozita në ndërmarrjet publike në vend.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin i cili dëshmon se së fundmi për të katërtën herë pushteti është duke u munduar që Tosunin ta punësojë në bordin e drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – Kosst.
Të enjten në Kuvendin e Kosovës, pritet të votohet për 6 emra, ku emri më i votuar do të zgjedhet udhëheqës i bordit në Kosst, ndërsa dy emrat pasues, anëtarë të këtij bordi.
Infokusi ka siguruar dokumentin me emrat të cilët janë propozuar për votim ku emri i nipit të Bislimit, është i dyti në listë.
Tre vendet paraprake ku ekzekutivi punësoi Gëzim Tosunin – Skandali me nostrifikimin e dilpomave
Siç kishte raportuar Infokusi, Gëzim Tosuni ishte emëruar nga qeveria në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
E kjo pozitë doli të jetë jo vetëm punësim në baza familjare por edhe konflikt interesi. Kjo sepse Tosuni në të njëjtën kohë ishte duke mbajtur edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit.
E gjithë kjo për faktin se procesit të nostrifikimit i nënshtrohen edhe profesorët e ndryshëm me qëllim të akreditimit të programeve të caktuara të kolegjeve dhe universiteteve. Rrjedhimisht, i bie që i njëjti person do të nostrifikonte edhe diplomat dhe do të akreditonte programet e arsimit të lartë.
Mirëpo pas raportimit të Infokusit, nipi i të dytit të shtetit ishte obliguar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të hiqte dorë nga njëra pozitë.
Me Ligjin për Arsimin e Lartë është e definuar qartë se anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë nuk duhet të jenë të punësuar nga asnjë bartës i arsimit të lartë në Kosovë.
Anëtarët e këtij këshilli janë të obliguar të japin edhe një deklaratë nën betim se do ta kryejnë me nder, besnikëri, drejtësi dhe pa anim, detyrën e besuar.
Nipi i Bislimit ia mësyu edhe garës për guvernator të BQK-së
Nuk kaloi shumë kohë e Gëzim Tosuni i hyri edhe garës për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Postin e guvernatorit po e synonin hiq më pak se 14 kandidatë.
Në garë përveç guvernatorit të asaj kohe, Fehmi Mehmetit, ishin edhe disa emra të njohur që kanë qenë me vite pjesë e BQK-së.
Pas raportimit të Infokusit, sërish Tosuni ishte eliminuar nga gara për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.Madje ai nuk e kishte kaluar as fazën e intervistimit dhe ishte eliminuar nga gara.
LEXO EDHE: Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit
Pas të gjitha reagimeve publike, në një debat televiziv, ministrja e Drejtësisë e gjendur përballë punësimeve të nipit të Bislimit kishte deklaruar se e kishte pyetur zv.kryeministrin Bislimi për të dhe se ai i kishte thënë që ka 50 vite që nuk e ka parë nipin e tij, i cili në moshë është më i ri se kaq.
Madje pas reagimeve të shumta edhe të opozitës në Kuvendin e Kosovës, Arbërie Nagavci ishte tallur me këtë rast se çfarë janë mes vete Tosuni dhe Bislimi.
“Ashtu, diçka ngjashëm siç ka thënë Albini që e ka Glaukun. Dmth as djalë i dajës, as i hallës, as nip e as motër”, kishte thënë Nagavci, me çka edhe pati nxitur të qeshura dhe reagime në Kuvend.
Mirëpo më pas Bislimi e kishte konfirmuar vetë marrëdhënien e tij familjare me Tosunin duke shpërndarë në profilin e tij zyrtar një arritje të nipit të tij e duke shkruar shkurtimisht, “Bravo Nipi”.
Çështja e Tosunit, ditëve të fundit është sjellë sërish në vëmendjen e publikut. Kjo pas një skandali tjetër që iu publikua qeverisë ku ministria e Bujqësisë i kishte ndarë grant prej 100 mijë eurosh për vëllain e deputetes të partisë në pushtet, Fitore Pacollin e edhe 100 mijë euro të tjera për dajën e të njëjtës deputete e cila njëkohësisht është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Bujqësi.
E sërish edhe për këtë rast, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha në Podcast me Shkelzen Dakaj tha se Fitore Pacolli i ka thënë se ajo nuk flet me dajën e saj.
“Unë kam komuniku me Fitoren atë ditë kur e patëm seancën për buxhetin, daja i Fitores nuk fol me Fitoren. Nuk komunikojnë hiç. E veta Fitoren çka ka ndodh, tha kur e kemi pas marrë komunën me Shpend Ahmetin, objektin e parë që e kanë rrënu në Prishtinë ka qenë i dajës së Fitores. Fitorja ka qenë shefe e kabintetit të Shpend Ahmetit. Ndërtesën e parë, i ka thanë nuk muj me të ndihmu nëse është e kundërligjshme nuk kam çfarë bëj. Prej atëherë, bile në intervistën e dajës që ia jep kur e thirrin mediat, ai thotë mos më thirrni se ajo kur mu ka desht më së shumti nuk më ka ndihmu mu. Ai e ka pas për ndërtesën që ia kanë rrënu. Fitores as që i fol daja që e ka fitu një grant”, ka thënë Dimal Basha në “Podcast me Shkelzen Dakaj”./GazetaInfokus
Të tjera
-
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar ushtarët amerikan për shë...
-
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
Ka nisur FESTA më e madhe e vitit – DITËLINDJA e 21-të e Viva Fresh Store dhe...
-
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në ...
-
Në fund të mandatit, Kurti njofton se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident në mes të autobusit dhe një veture në rrugën Klinë – Zllakuqan
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë – Zllakuqan...
-
Shkup: Incidenti me flamurin, arrestime dhe akuza për destabilizim
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tetë persona më 29 nëntor, lidhur...
-
Vëllai i Lirdona Ademajt: Ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal ështe një lehtësim për ne si familje
Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt, ka kërkuar nga prokuroria që të përg...
-
Sụlmet e fundit në veri, Polica e Kosovës rrit masat e sigurisë në gjithë vendin
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë në vend, duke pë...
-
Policia arreston të dyshuarin që kishte shtënë me ạrmë në një aheng gjatë gushtit
Policët e stacionit në Shtime pranuan një informatë se një person, më 15 ...
-
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të taksapaguesve – në tetor MPJD ia kishte shkëputur kontratën
Kompania që dështoi keq me dërgesat diplomatike i do edhe 250 mijë euro të ta...
-
“Dashuri e vështirë” mes Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integri...
-
Moti në vikend me reshje të dendura të shiut dhe borës
Moti për vikend pritet të jetë me reshje të dendura të shiut dhe borës. Të...